Një 19-vjeçar i cili u kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar është arrestuar nga blutë e Korçës.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri” u bë arrestimi i E. B., 19 vjeç, banues në Korçë.
“Shërbimet e policisë kanë kapur në aksin rrugor Pojan-Pendavinj, Maliq, shtetasin e mësipërm, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit ju kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Drejtuesi i mjetit, në momentin e ndalimit, ka tentuar të largohet duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por më pas u kap dhe neutralizua
“, informon policia.
Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë, të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.