U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm dhe nuk ju bind policisë, arrestohet 19-vjeçari…

0
U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm dhe nuk ju bind policisë, arrestohet 19-vjeçari…
Gjigandi

Një 19-vjeçar i cili u  kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar është arrestuar nga blutë e Korçës.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri” u bë arrestimi i E. B., 19 vjeç, banues në Korçë.

“Shërbimet e policisë kanë kapur në aksin rrugor Pojan-Pendavinj, Maliq, shtetasin e mësipërm, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit ju kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Drejtuesi i mjetit, në momentin e ndalimit, ka tentuar të largohet duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por më pas u kap dhe neutralizua

“, informon policia.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë, të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

RonaTyra

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu