Covid-19 ka gjunjëzuar botën prej muajsh, por një tjetër sëmundje e rrezikshme dhe ngjitëse i ka marrë jetën një futbollisti 24-vjeçar.
Bëhet fjalë për sulmuesin togolez Kossi Koudagba, që nuk ia doli ta fitonte “ndeshjen” më të rëndësishme të jetës së tij kundër malaries.
Sikruse njofton BBC, Koudagba kishte vendosur ta kalonte karantinën për shkak të koronavirusit në Dévié, në periferi të kryeqytetit Lomé, ku ishte rritur.
Pikërisht në vendin ku kishte kujtimet e fëmijërisë ka rënë në kontakt me malarien.
Sulmuesi i talentuar luante për ASC Kara, skuadër me të cilën në sezonin 2018/2019 ishte shpallur kampion i Togos.
Koudagba ishte gjithashtu një element shumë i rëndësishëm për përfaqësuesen e Togos, me të cilën ishte kualifikuar në Kupën e Afrikës.
Në të kaluarën nuk mundi të kalonte vizitat mjekësore me skuadrën nga Tunizia, US Tataouine, pasi kishte shfaqur probleme kardiake.