Angli- Tyson Fury u konfirmua mbrëmjen e djeshme si kampioni absolut i peshave të rëndë në boks pasi mposhti me nokaut pas 6 raundeve Whyte. Pas ndeshjes, britaniku Fury dha lajmin e keq, teksa deklaroi se kjo mund të ishte ndeshja e fundit për të në ring.
Fury nuk ka qenë i prerë në përgjigjen e tij, por ai ka përmendur premtimin e dhënë ndaj gruas së tij Paris përpara trilogjisë me Deontay Wilder. ‘The Gypsy King’ u shpreh se ua kishte borxh qytetarëve të Britanisë së Madhe një meç në Wembley, por se gjithashtu kjo mund të ishte hera e fundit që ai zbret në ring.
Fury tha:
E dini. I kam premtuar gruas time Paris që pas trilogjisë me Wilder, do të përfundojë. Pata një trilogji të mirë, një luftë të mirë. Ju e dini, pata një mundësi që luftoj në Wembley, mendoj se e kam merituar, iu jam detyruar fansave dhe çdo njeriu në Britani të Madhe të luftoj në Wembley. Tani është e kryer. Mendoj se kjo ishte e gjitha. Kjo mund të jetë ndeshja e fundit për GYPSY KING”.
Mbetet të shihet nëse Fury do e marrë vërtet këtë vendim drastik për karrierën e tij, apo do vazhdojë ende. Nga ana tjetër, adhuruesit dhe ekspertët e boksit mendojnë se ndeshja e fundit e Furyt do të jetë kundër Oleksander Osyk ose Anthony Joshua.