Ikona!

0
Gjigandi

Ai është një nga ikonat e futbollit italian dhe një prej mbrojtësve që ka spikatur më shumë në historinë botërore, një prej flamujve të fundit të një loje që i është dorëzuar shpesh milionave dhe tundimit, pa respektuar fanelën.Ai është ndoshta mbrojtësi më i lirë më i mirë në histori.

Franco Baresi, 46 vjet në skuadrën e Milanit nga të cilët 19 vjet në fushën e lojës, feston këtë fundjavë plot 6 dekada jetë, duke rikthyer në mendjen e tifozëve ndërhyrjet e tij karakteristike dhe empatinë që krijoi edhe me ata që i kishte kundërshtarë. Kur në moshën 14-vjeçare zbarkoi te Milan nga një fshat i Brescias, askush nuk e mendonte që në shkallët e San Stros, emri i tij do kthehej në një mit.

Që nga debutimi në 23 prill të 1978 e deri te lamtumira nga futbolli në 1 qershor 1997, Baresi fitoi 17 trofe, u kthye në simbolin e epopesë së presidentit kuqezi Silvio Berlusconi, dhe kapiteni i 1001 betejave të trajnerëve emblematikë si Sachi dhe Capello.

Me kombëtaren italiane, mbrojtësi kishte më shumë disfata sesa gëzime. Një Botëror i fituar në 1982 pa zbritur asnjëherë në fushë dhe zhgënjimi i Botërorit amerikan në 1994-ën, kur gaboi një prej penalltive ndaj Brazilit, në finalen e madhe në Pasadena në sytë e miliona tifozëve në mbarë globin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu