Shkon drejt hapjes edhe Liga Amerikane

0
Gjigandi

Shkon drejt hapjes edhe Liga Amerikane e Futbollit Profesionist, MLS, me drejtuesit e Federatës vendase që kanë ndezur dritën jeshile për klubet për të rifilluar stërvitjet, ndonëse fillimisht lojtarët do të stërviten të distancuar në qendrat stërvitore dhe më pas seancat stërvitore do të lejohen të plota.

Sipas një njoftimi të bërë nga Federata Amerikane e Futbollit, nga kjo e mërkurë, me datë 6 maj, lojtarët e skuadrave të MLS do të lejohen të stërviten veçmas në ambientet e klubeve respektive, ndërkohë që pas 9 ditësh, me datë 15 maj, do të lejohet dhe stërvitja ekipore për herë të parë pas pothuajse 2 muajsh në SH.B.A. Liga e Futbollit Profesionist Amerikan, apo Soccer, siç njihet ndryshe përtej kontinentit, u ndërpre me datë 12 mars si pasojë e pandemisë së COVID-19, por ka një plan që në fillim të muajit qershor kampionati të rinisë sërish.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu