Twitter s’e ndal luftën – fshin një video të Trumpit

0
Gjigandi

Rrjeti social Twitter, ka vazhduar me bllokimin e përmbajtjeve të shpërndara nga presidenti Donald Trump. Kësaj here, gjiganti social e cilësoi si lajm të rremë një video që shpërndau presidenti e që dukej sikur të ishte i CNN-it.

Ndërkaq titulli i lajmit ishte: “Fëmija i tmerruar ikën nga bebja raciste”. Videoja që dukej sikur ndonjë raport i CNN-it është cilësuar si lajm i rremë dhe manipulim.

Bllokimi i videos së shpërndarë nga presidenti u bë vetëm pak orë pasi rrjeti tjetër social, Facebook, ia fshiu atij një reklamë fushate që shfaqte një simbol nazist.

Përplasja ndodhi vetëm një muaj pasi Trumpi nënshkroi një urdhër ekzekutiv për t’iu shmangur mbrojtjes nga rrjetet sociale në lidhje me përmbajtjet e postuara. Orë më vonë, Trumpi përsëri shpërndau një video të manipuluar. Në këtë video, gazetarët akuzoheshin për përhapjen e lajmeve të rreme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu