Turrma vendase djeg të gjallë mjekun popullor pasi e akuzuan për magji

0
Gjigandi

Një mjek popullor që po punonte për një projekt të huaj në Guatemala është djegur i gjallë pasi u akuzua për magji nga banorët.

Momente të tmerrshme ishin kapur në video, çka solli zemërim në Guatemala dhe në opinionin ndërkombëtar.
Incidenti i rëndë ndodhi në 6 qershor në qytezën e lindjes së viktimës, Chimay.
Specialisti mjekësor Domingo Choc Che, 56 vjeçar, punonte si bashkëpunëtor në një projekt farmaceutik të shkollës britanike University College London në lidhje me mjekimet tradicionale me bazë bimore.
Por turma e zemëruar sulmoi kërkuesin duke e akuzuar për praktikim magjie.
Ata e akuzonin se kishte shkaktuar vdekjen e një anëtari të komunitetit pasi i kishte dhënë një mjekim disa ditë me heret.
Në një video prej 28-sekondash që nuk është publikuar për arsye ndjeshmërie, shihet Che që vrapon në një fushë teksa flakët përfshijnë trupin e tij.
Një shtëllungë tymi ngrihet mbi të teksa banorë të fshatit shikojnë dhe disa regjistrojnë me celularë. Disa të tjerë ulërasin dhe e ndjekin.
Che vdiq në incident.
Guvernatori i Peten, Luis Burgos, tha për mediat se fshatarët kishin ndaluar oficerët e policisë të afroheshin për të ndihmuar burrin. Hetimet kanë nisur për incidentin por asnjë arrestim nuk është bërë.
Grupi vendas i të drejtave të njeriut UDEFEGUA tha në një deklaratë se kërkon “arrestimin e menjëhershëm të përgjegjësve të këtij krimi urrejtjeje e fanatizmi”.
Monica Berger, e Universitetit të Valle në Guatemala, tha se viktima i njohur si ‘Abuelo Domingo’ (Gjysh Domingo) po punonte në rekuperimin e mjekësisë tradicionale të fiseve Maja.
“Ne po punonim në speciet mjekësore për dokumentimin e njohurive Q’eqchi dhe atyre të tjera indigjene.”

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu