Për herë të parë në histori të atletikës së Kosovës, vendi ynë po prezantohet në Kampionatin Botëror të Atletikes në Beograd, pavarësisht se Serbia bëri gjithçka për ta ndalur këtë.
Atletja e Kosovës, Gresa Bakraqi, e përfaqësoi vendin tonë në këtë eveniment.
Ani pse ajo u paraqit me mbishkrimin KOS, organizatori ka bërë çmos që ta minimizoi prezantimin e Kosovës në këtë eveniment.
Regjia në çdo paraqitje të atletes sonë e ka fshehur flamurin e Kosovës.
Kjo është bërë edhe ne tabelën e prezantimeve, derisa Federata e Atletikës së Kosovës e ka paraqitë këtë sjellje raciste duke e kritikuar ashpër organizatorin, ndaj të cilës pritet të marrë masa edhe Federata Ndërkombëtare e Atletikës.