Trump: Së shpejti urdhër për të mbrojtur monumentet

0
Gjigandi

Presidenti Donald Trump tha të martën se do të nxjerrë një urdhër ekzekutiv në lidhje me monumentet historike të SHBA, ndërsa lëvizja për të hequr përmendoret të cilat aktivistët i konsiderojnë si raciste po gjen mbështetje, pjesë e protestave më të gjera kombëtare mbi padrejtësinë racore.

“Ata nuk do t’i heqin monumentet tona”, u tha zoti Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Do të firmos së shpejti një urdhër ekzekutiv i cili nuk bën më shumë sesa përforcon atë që egziston, por në një mënyrë më uniforme”.
Presidenti Trump njoftoi gjithashtu të martën dhënien e një autorizimi “me efekt të menjëhershëm” për të arrestuar këdo që kapet duke dëmtuar një përmendore të një anëtari të shërbimit të forcave të armatosura në tokën nën administrimin e qeverisë federale dhe tha se do të përdorte forcën ndaj protestuesve në Uashington.
Qeveria federale, sidoqoftë, ka pasur kompetencë të burgosë me 17 vjet ose gjobisë këdo që kryen akte vandalizmi apo shkatërron një memorial, bazuar në ligjit për Monumentet e Veteranëve. Të hënën vonë protestues u përpoqën të rrëzojnë një statujë të ish-Presidentit Andrew Jackson pranë Shtëpisë së Bardhë. Andrew Jackson skllavëroi afrikano-amerikanët si pronar plantacionesh dhe mbahet mend për atë që njihet si Shtegu i Lotëve, një largim i detyruar i amerikanëve indigjenë nga jugu ku si pasojë u vranë me mijëra vetë.
Zoti Trump u tha gazetarëve të martën se “shumë vetë” ishin arrestuar e ndodheshin në burg lidhur me përpjekjet për të rrëzuar statujën e Andrew Jackson dhe se qeveria federale po shihte mundësinë për “dënimin afatgjatë të tyre”./VOA

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu