Trump optimist se do ta nënshkruaj marrëveshjen tregtare me Kinën

0
Gjigandi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, tha të premten se mund ta nënshkruaj marrëveshjen e shumëpritur tregtare me Kinën, e cila ishte përballur me sanksione të rënda në 16 muaj të luftës tregtare midis dy fuqive të mëdha ekonomike.

Trump theksoi se negociatat për fazën e parë të marrëveshjes po shkojnë mirë dhe se shpreson që do të nënshkruaj marrëveshjen me presidentin e Kinës Xi Jinping në Iowa të SHBA-së, vendi ku procesi i kësaj marrëveshjeje është finalizuar.

“Ne jemi duke shikuar lokacione të ndryshme, por mund të jetë në Iowa”, tha Trump për gazetarët.

Trump dhe Xi pritej të nënshkruajnë marrëveshjen në Samitin e bashkëpunimit ekonomik të Kilit, por planet u hodhën poshtë pas anulimit tërheqjes së Kilit si nikoqir i Samitit.

Trump në zgjedhjet e vitit 2016 kishte fituar 51.1 për qind të votave në Iowa. Për herë të parë një republikan ka arritur të fitojë këtë shumicë në Ioëa që nga kandidimi i Ronald Reagan më 1980.

RonaTyra

Ende nuk ëshë e qartë nëse Kina do të pajtohet që të nënshkruaj marrëveshjen në SHBA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu