Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka anuluar Konventën e Partisë Republikane, e planifikuar të mbahet në Florida, për shkak të situatës me pandeminë e koronavirusit dhe rritjes së numrit të të infektuarve në SHBA.
“Nuk është koha e duhur për këtë”, tha ai, duke shtuar se megjithatë ai do të mbajë në një formë tjetër fjalimin e paraparë për këtë ceremoni.
Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri në SHBA e ka kaluar shifrën katër milionë.
Megjithatë, një pjesë e Konventës do të zhvillohet në Karolinën e Veriut, ku Trump do të emërohet zyrtarisht si kandidat presidencial nga ana e republikanëve.
Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahet në nëntor të këtij viti.
Kundërkandidat i Trumpit nga rradhët e demokratëve pritet të jetë ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden.
Partia Demokratike do të mbajë Konventën e saj në muajin gusht në formë kryesisht virtuale.
Burimi: top-channel.tv