Tri klube franceze e duan Zhegrovën

0
Gjigandi

E ardhmja e futbollistit kosovar të Genkun mund të jetë e lidhur me Ligue 1, ku e duan Olympique Marseille, Lille dhe Nantes. Talentin kosovar e pëlqejnë edhe klubet angleze, Chelsea e Wolverhamptoni

E ardhmja e Edon Zhegrovës mund të jetë e lidhur me futbollin francez.

Ylli kosovar aktualisht është i huazuar në Basel, por klubi zviceran nuk duket i interesuar për ta mbajtur atë më gjatë në ekip.

Për këtë, përfaqësuesi kosovar do të rikthehet gjatë verës përkohësisht në Genk.

E mediat franceze shkruajnë se 21 vjeçari mund të përfundojë në Ligue 1.

RonaTyra

Futbollistin e krahut e pëlqejnë tri klube franceze.

Bëhet fjalë për Marseillen, Lillen dhe Nantesin.

E në Angli, mesfushorin ofanziv e pëlqejnë Chelsea dhe Wolverhamptoni.

Në Itali, për futbollistin e Genkut informata ka kërkuar Lazio.

Mirëpo, deri tash nuk ka arritur asnjë ofertë zyrtare për futbollistin prishtinas.

Menaxheri i tij, Marc Van Osselaer javë më parë thoshte se Franca do të ishte një destinacion ideal për Zhegrovën pasi aty do të mund të zhvillohej dhe do të bënte përvojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu