Barcelona konfirmon lëndimin e Griezmannit

0
Gjigandi

Klubi katalunas, Barcelona ka konfirmuar gjatë ditës se sulmuesi Antoine Griezmann ka dëmtuar muskulin e kuadricepsit në këmbën e djathtë.

Barcelona ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Valladolidit në ndeshjen e së shtunës mbrëma, por ka humbur yllin francez Griezmann.

Griezmann është dëmtuar në këtë takim dhe është detyruar të zëvendësohet mes pjesëve me uruguaianin Luis Suarez.

“Testet këtë mëngjes kanë treguar që Antoine Griezmann ka një dëmtim të muskujve të kuadricepsit në këmbën e djathtë”.

“Ai nuk është i disponueshëm për përzgjedhje dhe evolucioni i dëmtimit do të kushtëzojë disponueshmërinë e tij”, thuhet një njoftimin e Barcelonës.

RonaTyra

Griezmann thuhet se mund të mungojë edhe në ndeshjen kthyese ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve, përveç dy ndeshjeve të fundit të sezonit në La Liga.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu