Trepça ’89 importon pikë të madhe nga Gjilani

0
Gjigandi

Gjilani Trepça ’89 nga Mitrovica mori një pikë të madhe nga Gjilani. Ata barazuan me Gjilanin me rezultat 1:1 në kuadër të javës së 23-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ballafaqimi mes Gjilanit dhe Trepçës ’89, u karakterizua me një lojë të mirë. Në minutën e 40-të, Gjilani kaloi në epërsi me 1:0 përmes penalltisë që e realizoi Fiton Hajdari. Në minutën e 53-të,  mysafirët me fat, pasi që goditja nga gjuajtja e lirë e Franc Veliut u ndal nga shtylla.  Një minutë me vonë. Arb Manaj dinak, e barazon rezultatin në 1:1.

Gjilani është në vend të tretë me 42 pikë dhe Trepça ’89 në atë të 9-tën me 27 pikë. 

Mitrovicasit importuan një pikë të madhe në luftë për ekzistencë, ndërsa për Gjilanin që lufton për titull, ky barazim është sikur humbje. 

Drita udhëheq renditjen me 46 pikë, pasojnë Ballkani me 45, Gjilani 42, Prishtina 41, por kjo e fundit ka një takim me pak.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu