Tregoi gishtin e mesëm pas ndeshjes me Manchester Cityn, reagon mbrojtësi i Arsenalit

0
Gjigandi

Mbrojtësi i majtë i Arsenalit, Kieran Tierney reagoi në mediat sociale për të kërkuar falje për një fotografi të tij – e cila u shpërnda në internet, ku ai tregoi gishtin e mesëm, pas fitores 2-0 të klubit ndaj Manchester Cityt.

“Nuk e mendova që po postohet,” tha Tierney në Twitter në lidhje me fotografinë.

“Ishte një shaka. Më vjen keq nëse ajo shkaktoi ndonjë ofendim – pasi në asnjë mënyrë nuk e kam bërë me qëllim të tillë”.

Fatmirësisht për Tierney, shumica e tifozëve nuk u ofenduan – ndërsa disa prej tyre filluan ta kopjojnë atë – duke bërë gjestin e njëjtë, normalisht duke u tallur…

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu