Roma ka shënuar fitore të rëndësishme 2:1 në shtëpi kundër Hellas Veronas, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 33-të të Serie A.
Jordan Veretout në minutën e 10’ i dha epërsinë e parë Romës, duke shënuar nga penalltia.
Në fund të pjesës së parë, Edin Dzeko çoi në 2:0 epërsinë.
Skuadra mysafire në fillim të pjesës së dytë, ngushtoi në 2:1 rezultatin, përmes Matteo Pessina.
Për Hellas Veronan në këtë ndeshje nuk u paraqit Amir Rrahmani, i cili u pushua nga trajneri Ivan Juric.