Nuk janë vetëm artistët e rinj që protestojnë kundër aktit normativ të qeverisë e cila ndalon muzikën pas orës 20:00
Edhe profesori i njohur i muzikës Robert Radoja ishte sot para kryeministrisë për të protestuar kundër këtij vendimi absurd dhe të pakuptimshëm. Madje nuk kurseu as ironinë.
Robert Radoja: “Dola si të gjithë kolegët dhe studentët e mi që merren me muzikën dhe transmetojnë virus me tinguj. Është e palogjikshme dhe e pakuptishme. Gjithë ditën njerëzit qëndrojnë në kafe dhe dëgjojnë muzikë dhe nuk infektohen psa orës 20 të darkës infektohen”
Muzikantë, këngëtarë dhe jo vetëm, protestuan sërish sot para kryeministrise qeverisë për ndalimin e muzikës pas orës 20:00. Ata janë ndeshur me forcat e policisë së rendit dhe forcat Shqiponja të cilët nuk kanë lejuar të protestojnë dhe I kanë shpërndarë./ tv ora