Trajneri i Werderit: Ja pse e largova Rashicën

0
Gjigandi

Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt, ka zbuluar se u detyrua ta largojë Milot Rashicën nga loja herët në pjesën e dytë në fitoren kundër Schalke 04 në Bundesligë, për shkak të një shqetësimi që e kishte ndier ylli i Kosovës.

Rashica kishte asistuar në golin e vetëm të triumfit të Werderit në pjesën e parë, por vetëm dhjetë minuta brenda pjesës së dytë, ai u detyrua ta braktisë fushën për shkak të një lëndimi në kofshën e majtë.

Trajneri Kohfeldt konfirmoi se Rashica u zëvendësua nga Davie Selke për shkak të një lëndimi, për të cilin ai shpreson se nuk do të jetë shumë i rëndë.

Derisa nuk mundi të tregojë për shkallën e lëndimit, Kohfeldt tha: “Shpresoj se nuk është diçka e rëndë”.

23-vjeçari nga Vushtrria është duke kaluar nëpër formë të dobët muajt e fundit dhe ka filluar të marrë kritika, në një kohë kur ka shumë thashetheme rreth të ardhmes së tij, pasi shumë klube evropiane kanë shprehur interesim për të.

RonaTyra

Rashica është ende në kërkim të golit në Bundesligë në vitin 2020.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu