Shokon tifozi argjentinas, merr kafkën e gjyshit në ndeshje: Ai brohoriti për skuadrën e zemrës d…

0
Shokon tifozi argjentinas, merr kafkën e gjyshit në ndeshje: Ai brohoriti për skuadrën e zemrës d…
Gjigandi

Gabriel Aranda, një tifoz i thekur i skuadës argjentinase Racing Club de Avellaneda, mori një “hajmali” shumë jokonvencionale me vete për ndeshjen e ekipit të tij të preferuar, në gjysmëfinale të garës lokale me Boca Juniors.

Megjithatë, Aranda ishte ndoshta më i interesuar se duhej tek ajo që ndodhte në fushë, teksa solli në tribunë kafkën e gjyshit të tij të ndjerë.

“Ky është gjyshi im, Valentin Aguilera, – tronditi ai kur u pyet nga një gazetar. – Ai ka bëri tifo për Racing deri në vdekje. E mora kafkën me vete në këtë ndeshje sepse e dua klubin dhe gjyshin tim. Ai do të donte të ishte këtu”.

Po si ia doli ta sillte kafkën në stadium? “Me besimin dhe dashurinë e Racing. Gjyshin e mbaj në zemër kudo”, – tha ai duke e puthur kafkën e të ndjerit.

Mirëpo, “prania” e gjyshit të fansit nuk i solli fat Avellanedës. Pas barazimit pa gola, erdhi koha për penallti. Dy gjuajtës të Racing dështuan nga pika e bardhë dhe Boca Juniors festoi kalimin në finale, pasi fitoi 6-5 me penallti dhe do të përballet me Tigrat të dielën.

RonaTyra

#TNTSports | ¡¡Nadie se quiso quedar afuera de la fiesta de Racing!! 😳 @nico_latini nos cuenta la historia del día en #LaFechaTNT 👇 ¡NO LO VAS A PODER CREER! 💀 pic.twitter.com/wOVlm7JQLv

– TNT Sports Argentina (@TNTSportsAR) April 1, 2019

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu