Trajneri i Barcelonës, Setien: Spekulimet që e lidhin me Juventusin, po ndikojnë te Arthur Melo

0
Gjigandi

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka pranuar se spekulimet që lidhin Arthur Melon me Juventusin po e prekin atë.

Mediat në Spanjë dhe Itali raportojnë se një marrëveshje është arritur në parim mes Blugranasve dhe Zonjës së Vjetër që mesfushori brazilian të shkëmbehet me Miralem Pjanicin dhe këta të fundit të paguajnë dhjetë milionë euro.

“Nëse thashethemet për Arthur dhe Juven janë të vërteta, ata me siguri po ndikojnë tek ai,” ka thënë Setien.

Image

“Unë po përpiqem të përfitoj sa më shumë prej tij dhe ne po mundohemi të izolohemi nga kjo situatë, por është përtej kontrollit tonë: ne do të flasim me lojtarin për t’i thënë atij të përqendrohet në gjërat që ai duhet të përqendrohet”.

RonaTyra

“Unë vlerësoj që është e komplikuar për të, por ai duhet t’i tejkalojë këto pengesa”.

Braziliani njihet si një lojtar që ka kontroll të mirë të topit, mirëpo Setien pranoi se do të kërkojë më shumë nga ai në ndeshjet e ardhshme.

“Ajo që ne po kërkojmë nga Arthur është e ndryshme nga ajo që po bënte më parë. Tani ne po i kërkojmë atij të luajë më përpara, të lëvizë më shumë rreth vijave, por ndonjëherë është e vështirë”.

“Nga ana tjetër, ai na jep gjëra të tjera. Për shembull, ai na jep siguri me topin. Pak a shumë, duket sikur ai nuk po qëndron jashtë, veçanërisht duke pasur parasysh atë që dikush si ai mund të na japë, por unë jam më shumë në anën e tij sepse situata është e ndërlikuar”.

“Ai duhet të lëvizë kur rrethohet nga kundërshtarët në hapësira të ngushta”, ka shtuar më tej strategu i katalunasëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu