Trajneri i Atalanta, Gian Piero Gasperini, është shprehur kundër opsionit për pesë zëvendësime.
Mundësia për të shfrytëzuar pesë zëvendësime duket të ketë qenë e panevojshme, të paktën sipas trajnerit të Atalanta.
Kjo mundësi është lënë në dispozicion për skuadrat, në mënyrë që të shmangen dëmtimet dhe të kursehen lojtarët, pas një pauze të gjatë që erdhi si obligim nga Covid-19.
“Pesë zëvendësime? Më duket një ide shumë e keqe”, ka thënë Gasperini.
“Në këtë mënyrë, ndeshja do të shtrembërohet. Jemi bërë si basketbolli që ka mundësi të ndryshojë gjithë skuadrën. Dëmton spektaklin”, tha mes tjerash trajneri i Atalanta.
Gasperini dhe skuadra e tij luftojnë për një pozitë në top katërshen e Serie A. Roma është kundërshtari direkt i tyre.