Një tragjedi e vërtete që ka shokuar të gjithë Bolzanon e në mënyrë të vecante, shqiptarët që jetojnë në këtë zonë të Italisë.
Mattia Uruci djali 4 vjec i një cifti shqiptarësh pësoi një aksident në një pishinë.
Ambulanca shkoi shpejt në vendngjarje duke e transferuar të miturin në repartin e terapisë intensive në Vicenca. Mirëpo pavarësisht përpjekjeve të mëdha të mjekëve, Mattia nuk ia doli dot.
Një lajm që bëri xhiron e mediave, sidomos atyre lokale në Bolzano, duke shkaktuar pikëllim të madh tek italianë e shqiptarë që jetojnë në këtë qytezë të Bolzanos.
Mattia do të përcillet për në banesën e fundit ditën e premte në një ceremony private. Prinderit e fëmijes Leonardo dhe Marsida janë me origjinë nga Belshi.