Rrëzohet kërkesa për liri për antarin e bandës së Shkodrës, Gjykata e Fierit lë në burg Safet Bajrin

0
42
Gjigandi

Gjykata e Fierit ka rrëzuar kërkesën për liri të anëtarit të bandës së Shkodrës, Safet Bajri.

Burime për median bëjnë me dije se gjykata e ka rrëzuar kërkesën e Bajrit me argumentin se nuk plotëson kriteret ligjore. Safet Bajrit i kanë mbetur edhe 6 muaj burg, që lidhet me një vendim të drejtësisë belge.

Detaje rreth Safet Bajrit:

Shkodrani akuzohet për trafik droge e prostitucion nga nga Gjykata e Brukselit. Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Bruksel me 9 vite burgim. Ndërkaq në Shqipëri, Safet Bajri akuzohet për trafik droge, vrasje, gjobëvënie e shantazh. Bajrit i janë sekuestruar një sërë pronash në Shqipëri. Ndërkaq mësohet se urdhër-arreste janë dhënë dhe për disa persona të tjerë në Tiranë dhe Shkodër. Safet Bajri u arrestua dje nga Forcat Operacionale të Policisë së Tiranës. Ai u ndalua në ambientet e një magazine në zonën e “Xhamllikut”, në kryeqytet, ndërsa burimet thanë se mbante edhe një armë pa leje.

Arrestimi i 34-vjeçarit u krye në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, prej afro një viti, pas dyshimeve për përfshirjen e tij apo drejtimin e një organizate kriminale të trafikut të lëndëve narkotike. Nga ana tjetër, ai figuronte në listën e personave më të kërkuar të Belgjikës, i dënuar me 9 vjet burg si kreu i një bande kriminale, që përpiqej të kontrollonte trafikun e drogës në Bruksel.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu