Befason Pandeli Majko, tregon kush është zyrtarja më e “urryer” e ministrave

0
24
Gjigandi

Janë duke u mbajtur diskutimet në lidhje me projek rezolutës së DAP-it.

Në Komisionin e Ligjeve, deputeti Pandeli Majko tha se DAP-I nuk është përgjegjës për rritjen e punësimeve, por sipas tij drejtuesja e DAP është personi që ministrat e urrejnë më shumë.

“DAP nuk mund të konsiderohet përgjegjës për rritjen e numrit të punonjësve, është komplet nonsense. Nuk mund ti thuhet DAP-it pse të rinjtë ekselentë largohen jashtë shtetit dhe të reflektojë për këtë situatë. Shikoni pak edhe raportin që ka DAP me administratën, është një njësi përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit. Ju doni që DAP-it ti jepni disa të drejta që e kthejnë atë në strukturë politike.

DAP nuk prodhon politikë. Meqenëse unë kam pak informacion dhe njohje, drejtuesja e DAP, Albana është personi “urrehet” më shumë nga drejtuesit e ministrive sepse është një rojtar apo avokat i marrjes në punë të njerëzve. Këtë këndvështrim duhet të shohim në trajtimin e projektrezolutës”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu