Tragjedia në Greqi/ Flet nëna e shqiptarit të zhdukur: Nuk po gjej djalin

0
Gjigandi

“Nuk po gjej djalin tim, nëse dikush e ka parë të na jap informacion”, kjo është thirrja e nënës se 23-vjeçarit shqiptar Denis Ruçi, i cili bën pjesë në listën e pasagjerëve të zhdukur nga aksidenti tragjik i së martës në Larisa të Greqisë, kur dy trena u përplasën me njëri tjetrin.

Prindërit e Denis Ruçit po presin identifikimin e viktimave apo diçka të re për personat që konsiderohen të humbur.
23-vjeçari me origjinë shqiptare ndodhej në vagonin 5 të trenit të vdekjes. Ndërkohë e ëma kërkon të gjejë të birin.

“Nuk kemi asnjë informacion ku gjendet, ishte te një prej vagonave ku u shpëtuan shumë të rinj. Ju lutem të gjithëve, bëj apel ndaj gjithë atyre të rinjve që ndodheshin në këtë vagon nëse e panë, qëndronte në karrigen me numër 22. Nëse dikush do e njohë nga fotografitë ju lutem më njoftoni sepse nuk po e gjej djalin tim. Nuk e di në se ishte ulur në vendin e tij në momentin e përplasjes apo kishte shkuar në vagonin e restorantit”, thotë nëna e 23-vjeçarit, Mirela Ruçi.

Dje në mbrëmje është identifikuar edhe 23-vjeçarja me origjinë shqiptare Ifigjenia Micka. Vazhdojnë të trajtohen në Repartin e Mjekimit Intensiv të intubuar, shtetasi shqiptar Roberto Dristi 25 vjeç që ka thyerje në shumë pjesë të trupit, ndërsa 23-vjeçarja Anisa Liuri ka mbërritur dhe mjekohet në spitalin e traumës Papanikolau në Selanik.

Organet greke deklarojnë se janë identifikuar të paktën 30 viktima, 52 të afërm të pasagjerëve kanë kryer testin e ADN-së, ndërsa 55 teste janë marrë nga trupat pa jetë. Ekipet e shpëtimit kanë mbledhur 18 qese të posaçme me pjesë trupore të viktimave nga të cilat janë marrë edhe 26 teste ADN.

RonaTyra

Ndërkohë kërkimet për të mbijetuar në terren kanë hyrë në fazën përfundimtare. Kërkimet pritet të përfundojnë rreth mesditës sot. Sakaq 56 pasagjerë rezultojnë të zhdukur, shpresat për t’i gjetur janë të pakta.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, e quajti përplasjen e trenit të pasagjerëve dhe një treni mallrash “një aksident të tmerrshëm hekurudhor pa precedent në vendin tonë” dhe u zotua për një hetim të plotë dhe të pavarur.
Ai tha se duket se përplasja ishte “kryesisht për shkak të një gabimi tragjik njerëzor”, por nuk dha hollësi.

Autoritetet greke arrestuan drejtuesin e stacionit të trenit në qytetin e Larisës. Ata nuk e publikuan emrin e këtij personi apo arsyen e arrestimit, por drejtuesi i stacionit është përgjegjës për trafikun hekurudhor në atë pjesë të shinave.

Treni me rreth 350 pasagjerë ka qenë duke udhëtuar nga Athina për në qytetin verior të Selanikut. Shumë prej udhëtarëve ishin studentë që ktheheshin nga festimet e karnavaleve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu