Presidenti Ilir Meta u pyet dhe për trafikun e emigrantëve nga lindja, një problem ky që u denoncua nga Top Story në Top Channel e që zbuloi disa skandale dhe solli ndryshime në policinë e shtetit.
I pyetur nëse ka vend për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Ilir Meta u shpreh se “Për momentin po bëjmë një investigim ,mbi investigimin tuaj, në sensin e mirë, dhe disa shqetësime të tjera përveç grupit në fjalë. Ka disa shqetësime edhe nga qytetarë në zona të caktuara. Po
bashkëpunojmë me institucione, partnerë, për të arritur në disa konkluzione më të saktë për fenomenin në nivel vendi. Sa i takon ndonjë hapi tjetër do u njoftojmë” tha ai.
Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/06/02/top-story-ekskluzive-flet-trafikanti-motra-e-shefes-se-policise-na-ngriti-pazarin-per-te-sjelle-arabet-ne-shqiperi/
Trafiku i arabëve/ Investigimi i “Top Story” zbulon skandalin
Burimi: top-channel.tv