Totti bën goditjen e parë si zbulues, bëhet menaxher i talentit 16-vjeçar të Interit.
Simone Bonavita ka një të ardhme në Serie A. Mesfushori i lindur në vitin 2004 ka bindur Francesco Tottin me cilësitë e tij, duke bërë që ish-numri 10 i Romës ta përfshijë në skuadrën e talenteve që ai menaxhon.
Lojtari i ri i Interit, në fakt është goditja e parë e agjencisë së tij zbuluese.
Kohët e fundit legjenda e Romës ka filluar aventurën e tij të re si menaxher, me dëshirën për t’u përqëndruar shumë te të rinjtë, për t’i bërë ata të rriten dhe të arrijnë në Serinë A.