Sezoni i Torinos mund të quhet i dështuar pasi ekipi luftoi për mbijetesën teksa një vit më parë ishte pranë Europës.
Presidenti Cairo nuk do ta mbajë në stol trajnerin Longo dhe po shikon për disa alternativa dhe emri favorit duket Marco Giampaolo.
Ky i fundit u shkarkua në tetorin e kaluar nga Milani dhe po pret ofertën e duhur për të rinisur karrierën e tij.
Vetë Giampaolo ka dhënë pëlqimin për të drejtuar klubin granata dhe me të përfunduar sezoni aktual pritet që të zyrtarizohet akordi mes palëve.