Torino ka gati ofertën e parë

0
Gjigandi

Emri më i ri në listën e objektivave të merkatos së verës të Juventus është Marcus Thuram. 

Francezi, i cili luan sezonin e tij të parë në Bundesligë ka shkëlqyer me fanellën e Borussia Monchengladbach duke shënuar 10 gola në 29 sfida. 22-vjeçari u ble për 9 milionë euro një vit më parë nga Guingamp, ndërsa tashmë kartoni i tij vlen të paktën dyfish.

Sipas mediave italiane, Marcus mund të ndjekë hapat e babait të tij Lilian Thuram, duke veshur fanellën e Juventusit.

Klubi nga Torino ka gati ofertën e parë për të bindur Gladbach dhe ofron 20 milionë euro.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu