“Topin e kanë ata…” Rama: Depolitizimi i komisioneve duket i pamundur, ja propozimi që i bëmë PD-së për identifikimin biometrik

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka folur rreth depolitizimit. Sipas tij OSBE-ODHIR kërkon depolitizim të komisioneve. Rama ndër të tjera është shprehur që edhe sot që flitet depolitizimi është një mision i pamundur.

“OSBE kërkon depolitizim të komisioneve. Si nuk e bëka populli shqiptar, që të vendosë në komisione njerëz që nuk vijnë si të partive, por në shërbim të këtij procesi. Edhe sot që flasim duket mision i pamundur për fat të keq.” tha Rama
Ai më tej është ndalur edhe tek elektronika në zgjedhje duke u shprehur se ODHIR nuk ka qenë shumë entuziast për këtë pjesë. Sipas Ramës elektronizimi i zgjedhjeve është shumë vonë për të nisur pasi sipas ekspertëve duhen të paktën 6 muaj.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

“ODHIR s’ka qene entuziast për elektronikën. Depolitizimi i komisioneve është i domosdoshëm. Ligji bëhet për një kohë të gjatë. Kush humb thotë e ka fajin ligji. Pastaj Identifikimi. Duke pasur parasysh konkluzionet e studimit që bëmë. Janë shumë pak kompani për të futur teknologjinë në zgjedhje. Deri në momentin e nisjes dhe finalizimin e tij duhen minimum 6 muaj. Jemi shumë vonë, ja do futet, do duhet të miratohet. Do marri gjithë korrikun në rastin më të mirë. Ja do u duhet 40 ditë për studimin, ja dy javë deri në fund shtatorit për garë kombëtare. Tetor nëntor, tenderi. Ja ankimet. Në janar kontrata. Në shkurt fillon puna për sistemin dhe si do e bëjmë. Por ne thamë ta bëjmë 100% nëse arrihet. Të bëhet aq sa arrihet pjesa tjetër të vijojë me tradicionalen. Thamë që PD ta zgjedhë ku të doje ta vendosi me votën tonë, zëvendës dhe anëtar të KQZ që të merret me teknologjinë që të mos thonë jo kshtu jo ashtu. Ta bëjnë vetë nëse e bëjnë ne jemi ok. Me një ekspert ndërkombëtar, ta bëjnë vetë elektronikën. Po pati certifikimin ndërkombëtar ta bëjnë vetë ne jemi ok.”
“Administrata politike? Nën ekzekutiv pa llagoritur bashki vetëm në qëndrorin, ka 9 mijë nënpunës. 67 % e tyre janë aty përpara 2013. Janë të vërteta që vlejnë për ata që na bëjnë moral në kolltuqe. Politizim i administratës, militant…67% janë. Kështu është kjo punë, në mbledhje të partisë jam ai që mbaj demokratët në punë. Nuk kemi thënë që do jetë aty vetëm administrate. Na duhen 16500 komisionerë. Tre komisionerë për çdo qendër. Këto trajnohen, ta ndjekë ky zv.kryetari që ti ndjekë vetë. me short nga këta dalin njerëzit që do të vendosen. Për të garantuar zgjedhjet është vënë detyruese për administruesin. Ai nuk e di fare me kë do jetë atje. I thuhet 48 orë para. Po nuk u paraqit, hiqet nga puna dhe nuk futet më në punë shteti , pa llogaritur faktin që shkon edhe në burg. Kush e bën ktë që të humb punën dhe të shkojë në burg? Në qendra do ketë kamera, shumica dhe opozita…kanë nga dy monitorë special që të rrinë atje. Nuk prekin regjistra por të shkruajnë atë që shohin keq. Nëse kërkesa është ok të tjerët të penalizohen. Se kuptoj ça duan.”
“Vota e emigrantëve. Pashë emigrant në Tiranë që tha ne e duam votën. Si i mashtruam ne? Le të presim që ata që kanë topin të thonë se ku do e çojnë. Do e nxjerrin nga stadium apo thonë topi është i imi do e gjuaj unë penalltinë. Ne nuk e kemi harruar që ka edhe një opozitë këtu. Pa ju lënë që draftin ta merrni nga analistët. Na thonë që jeni të gjithë njësoj.”

RonaTyra

Shkruar nga: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu