Top Story/ Skandali, dy AMTP për të njëjtin person, me të dhëna të ndryshme për parcelat

0
Gjigandi

Top Story, ka zbuluar një tjetër rast abuziv ku janë nxjerrë dy AMTP për të njëjtin person, me të dhëna të ndryshme për parcelat.

Përmes këtij akti të datës 20 janar 1995, një familje bujqësore në fshatin Petovë të Fierit ka marrë 17 mijë metër tokë. Siç shihet, është përfituar padrejtësisht edhe 200 metër tokë truall. Ndërkohë, për të njëjtën familje, është lëshuar një AMTP e dytë me të njëjtën datë dhe numër por, ndryshojnë të dhënat për një prej parcelave.
Siç shihet, parcela renditur e dyta me numër 31/4 ka një hapësirë prej 9750 metër, ndërkohë në AMTP-në tjetër hapësira e saj përcaktohej 2550 metër, duke çuar totalin e tokës së përfituar në 24 mijë metër.
Pra, për të njëjtën parcelë jepen të dhëna të ndryshme dhe kjo familje përfiton plot 7 dynymë më shumë me një të rënë të lapsit.
“Dokumentacioni i para vitit ‘44, në ‘90, dokument arkivor, hipotekor, kadastral ka qenë shumë i plotë, dhe është ndërhyrë po sigurisht me akte korruptive pasive dhe aktive”, thotë Ardian Dvorani, Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu