Top Story/Konfliktet e pronave bllokojnë gjykatat, fatura e papërballueshme ndër breza

0
Gjigandi

Beteja nëpër gjykata, është një kalvar 30-vjeçar për pronat. Vetëm në Gjykatën e Lartë janë të depozituara 30 mijë dosje civile dhe administrative. Rreth 7 % e këtyre dosjeve janë konflikte pronësie.

“Duhet të jenë rreth 400 dosje që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me zbatimin e ligjit 7501, dhe rreth 2 mijë çështje që i përkasin zbatimit të legjislacionit për kthimin e kompensimin e pronës, kësaj mund ti shtohen edhe një numër tjetër çështjesh”, thotë Ardian Dvorani, Kryetar i Gjykatës së Lartë.
Çdo vit, gjykatat e shkallës së parë shqyrtojnë 70 mijë dosje administrative dhe civile. 5 % e tyre janë çështje pronësie. Nga viti 2006 deri në vitin 2016, kur hyri në fuqi ligji i ri për kompensimin Strasburgu shqyrtoi 33 çështje me një faturë prej 32 milionë eurosh. “U detyrua të ndërhynte Strasburgu në 2012, që ore po humben gjyqet që po bëjmë ne këtu, po vjen një faturë e paimagjinueshme lart që si do e paguani?”, thotë Artan Lame, Drejtor i Përgjithshëm i Kadastres.
Derisa e keni nxjerrë këtë akt që e kompensoni në vlerë tregu, e derisa gjykata ka vendosur, njerëzit kanë të drejtë të kompensohen, gjykata evropiane nuk merret me llogaritë e shtëpisë tënde por me zbatimin e ligjit”, thotë Ardian Dvorani, Kryetar i Gjykatës së Lartë.
Nga viti 2016, në Strasburg janë 90 çështje të tjera. Sipas ish-pronarëve, fatura llogaritet në disa qindra milionë euro. Të paktën 26 mijë dosje të depozituara në Agjencinë e Pronave janë vlerësuar. Për 10 mijë dosje të tjera nuk është bërë vlerësimi financiar. Ish-pronarët, duke përfshirë, legalizimet dhe vendimet e gjykatave, flasin për faturë të papërballueshme ndër breza për shtetin shqiptar.
Në fakt, sipas Agjenicsë së Trajtimit të Pronave, fatura për 26 mijë dosje është 1 miliardë dollarë. Këtu nuk bëjnë pjesë 10 mijë dosje të patrajtuara. Këto fatura të frikshme, janë rezultat i paligjshmërie që janë lejuar ndër vite. Nga uzurpimi i pronave, te ndërtimet pa leje dhe abuzimet e tjera me radhë.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu