Lamtumirë Floyd! Biden: Do ndryshojë botën

0
Gjigandi

George Floyd do të ndryshojë botën. Kështu deklaroi kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pas një takimi me familjen e Floyd në Hjuston të Teksasit, ku edhe ofroi ngushëllimet e tij. Biden tha se vdekja e Floyd është një prej pikave më të mëdha të ndryshimit në historinë amerikane”.

Vdekja e afrikano-amerikanit Floyd, në duart e një zyrtari policor të bardhë, ka nxitur protesta në gjithë botën. Një ceremoni private e varrimit u mbajt në Hjuston.
Me mijëra vetë mbërritën në qytetin ku Floyd jetonte para se të shpërngulej në Mineapolis, duke krijuar radhë të gjata për të parë arkivolin me trupin e tij, para një kishe.
Ceremoni të ngjashme në nderim të Floyd janë mbajtur në Mineapolis dhe Karolinën Veriore, ku Floyd ka lindur.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu