Tokio në alarm

0
Gjigandi

Lojërat Olimpike “Tokio 2020” u shtynë për në verën e vitit 2021 dhe ndoshta ky vendim i marrë 3 muaj më parë ka qenë i duhuri. Kjo, për faktin se pandemia e Covid-19 po arrin shifra alarmante në kryeqytetin japonez ditët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në kryeqytetin japonez janë regjistruar 107 raste të reja me koronavirus, shifra më e lartë e dy muajve të fundit. Kjo është hera e parë që nga 2 maji që në Tokio regjistron kaq shumë të infektuar, një numër me tri shifra.

Lojërat Olimpike ishin planifikuar të nisnin më 24 korrik të këtij viti, por u shtynë më 23 korrik të 2021-shit. Dhe, duke parë situatën e krijuar në Tokio kohët e fundit, organizatorët e Olimpiadës shprehen se vendimi për të shtyrë këtë event ka qenë i duhuri.

Deri më tani, kryeqyteti japonez ka regjistruar gati 6300 të infektuar me koronavirus dhe mbi 320 viktima. Masat e marra nga qeveria japoneze kanë qenë të forta, por sërish janë mbi 18 mijë të infektuar në gjithë Japoninë (gati 1 mijë viktima).

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu