Për të ngritur edhe më tepër nivelin e futbollit kërkohen fillimisht themele të forta. Pra në këtë rast fusha të standarteve më të larta dhe që të ketë një “shtëpi të bukur” për futbollistët.
Në Shqipëri po punohet shumë për infrastrukturën në vitet e fundit.
Pas atij në “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi”, “Zeqir Ymeri”, “Air Albania” dhe miratimi i projektit të Fireit, tashmë radhën e ka një tjetër kërkesë. Në Kategorinë e Parë është Egnatia që ka paraqitur një ide për ndërtimin e një impianti të ri, aty ku sot është “Hasan Zyla”.
Ky është raportimi i “Top Channel” dhe kjo është dëshira e presidencës së re të klubit që është paraqitur në bashkinë e Rrogozhinës, ku do të jetë në bashkëpunim me FSHF dhe Qeverinë. Për momentin jemi vetëm në këtë pikë dhe në ditët në vijim do të ketë një qartësim më të madh.