Pas suksesit që e arritën në turneun e PGL Major Antwerp në CS:GO, skuadra kosovare “Bad News Eagle” ka arritur një tjetër sukses historik.
Me rezultatet ndaj skuadrave më të mira botërore të CS:GO, “BNE” tani zë vendin e parë në renditjen e skuadrave Ballkanike, përcjell KosovaPress.
“BNE” zë vendin e parë në Ballkan, ku në ranglistën botërore të “HLTV” renditet e 20, 10 vende më lartë se skuadra bullgare “SKADE” që në renditjen ballkanike zë vendin e dytë.
Më poshtë mund ta gjeni renditjen e plotë ballkanike të skuadrave më të mira në CS:GO.