Tiranë/ Vendosnin baste sportive në celular, arrestohen dy persona

0
Gjigandi

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi u kapën duke vendosur baste sportive.

Shtetasit me iniciale Xh. N., 28 vjeç dhe M. A., 38 vjeç organizonin baste sportive nëpërmjet aparateve celulare.

Njoftimi i policisë:

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”. Vihen në pranga 2 shtetas që vinin baste sportive, nëpërmjet aparateve celulare. Sekuestrohen 2 aparatet celulare që përdornin këta shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie.

RonaTyra

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Xh. N., 28 vjeç dhe M. A., 38 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparateve celulare. Gjithashtu, ka nisur procedimi penal për shtetasin E. Ç., 32 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për kontroll fizik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu