Skuadra e Tiranës, kampionit të ri të Shqipërisë ka prezantuar një sulmues nga Kosova.
Albion Avdijaj është transferi i tyre i parë, me të cilin synojnë t’i çasen garave evropiane.
Prezantimi i Avdijajt është bërë minuta më parë në faqen zyrtare të klubit tiranas.
“Albion Avdijaj është zyrtarisht bardheblu! Sulmuesi 26-vjecar ka firmosur kontratën që e bën pjesë të Tiranës për dy vitet e ardhshme. Futbollisti ju nënshtrua vizitave mjekësore dhe pas ndeshjes së Laçit do të bashkohet me skuadrën në stërvitje. Avdiaj, me një karrierë të pasur jashtë vendit, vjen si një vlerë e shtuar në familjen bardheblu”, thuhet në njoftimin zyrtar.