TikTok-u arrin numrin e 2 miliardë përdoruesve

0
Gjigandi

Aplikacioni TikTok është duke ‘lulëzuar’ gjatë pandemisë globale me Covid-19.

Sot analisti i platformës ‘Sensor Tower’ ka treguar se kjo platformë e mediave sociale, është shkarkuar më shumë se 2 miliardë herë. Është shkarkuar 315 milionë herë këtë çerek në ‘’App Store’’ dhe ‘’Google Play’’.

Sidoqoftë, këto statistika të shkarkimeve të aplikacionit, nuk përfshijnë edhe dyqanet e aplikacioneve të palëve të treta që janë të njohura në Kinë.

‘Sensor Tower’ ka treguar se shkarkimet më të mëdha janë bërë në Indi, Kinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton The Verge.Kjo kompani ka kërkuar një konfirmim apo koment për këto statistika mirëpo ende nuk kanë marrë përgjigje. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu