Thiago Alcantara nuk ka pranuar të rinovojë me Bayern Munich, që ka pasur disa takime me të dhe menaxherin e tij.
Mesfushori ka edhe një vit kontratë me bavarezët dhe Blick raporton se nga dhomat e zhveshjes kanë dalë edhe informacionet që e çojnë spanjollin në Premier League.
Gjërat madje thuhet se kanë evoluar dhe Thiago është shumë pranë Liverpool. Bayern Munich nuk e lëshon lehtë mesfushorin. Gjermanët kërkojnë 35 milion euro për kartonin e 29-vjeçarit, të cilit verën e ardhshme i përfundon kontrata.
Liverpool në krahun tjetër nuk është gati ta shpenzojë një shifër të tillë dhe po mendon për ndonjë formulë tjetër, që do i kënaqte edhe kampionët e Gjermanisë.