Të dielën e 14 qershorit, tre muaj pas pandemisë së koroanvirusit, në Shqipëri u shënua shifra më e lartë të prekurve. Ministria e Shëndetësisë deklaroi zyrtarisht, me zë dhe figurë, se ishin regjistruar 57 të prekur nga Covid-19, një rekord që nuk ishte arritur as në muajin mars ku shpërtheu pandemia.
Kurba e të infektuarve është në rritje dhe konstatohet nga fakti i thjeshtë se ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet Institutit të Shëndetit Publik ka shtuar numrin e testimeve. Një ditë më parë ishin ky institucion kishte kryer 267 testime, ndërsa ditën e sotme shifra ishte 367 gjithsej. Rritja e numrit të të infektuarve tregon nevojën e kryerjes së testimeve masive në popullatë. Nevojën për testimet masive e ka ngritur edhe opozita, e cila prej kohësh po kërkon që ky proces të mos jetë më i centralizuar, pra i varur nga shteti.
Decentralizimi i kryerjes së testimeve shihet edhe si një domosdoshmëri, pasi shqiptarët nuk do të vazhdojnë të jetojnë të izoluar, e se lidhjet e tyre me botën e jashtme do të vazhdojnë.
Kufijtë priten të hapen së shpejti dhe se shqiptarët do të lëvizin lirisht nëpër Evropë. Kështu, në kuadër të Pandemisë, shqiptarëve u duhet t’u ofrohen testime biologjike, të cilat përtej nevojave epidemiologjike, do të kenë vlerë për edhe për dokumentacion shoqërues, për udhëtimin jashtë shtetit, ku shtete të ndryshme të botës po e cilësojnë si një pasaportë të re të udhëtimi.
Një dokument i siguruar nga Gazeta “Shqip” i firmosur nga drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico shpreh shqetësim në adresë të ministrisë së Shëndetësisë pikërisht për pamundësinë që ka institucion që ajo drejton, me mungesën e kapaciteteve për të kryer testime masive në popullatë, e kjo në shërbim të kësaj nevoje, pra në funksion të qytetarëve që duan të udhëtojnë jashtë
I vetmi institucion zyrtar që realizon testimet është pikërisht ISHP-ja, një institucion në varësi të shtetit. ISHP ka në misionin e vet të bëjë këto testime për efekt shëndetësor të popullatës dhe jo për efekt dokumentacioni në shërbim të popullatës.
Në funksion të këtij misioni shëndetësor, ISHP nuk është konceptuar të ketë pajisje dhe infrastrukture që të përballojë një ritëm të tillë për t’iu përgjigjur nevojave të shqiptarëve, pra testime edhe për dokumentacion. Shkurt kapacitetet e ISHP janë mjaft të kufizuara dhe këto e pranon vetë Fico në shkresën e saj. Nga ana tjetër, Qeveria ka për detyrë të plotësojë dhe të lehtësojë nevojat e popullatës.
Dokumenti i ISHP-së për mungesën e survejancës është një kambanë alarmi për ministrinë e Shëndetësisë, e cila duhet të veprojë sa më parë.
Kjo do të thotë që Shqipëria, në këtë situatë, ka nevojë për kapacitete testuese, përtej kapaciteteve aktuale të ISHP-së. Për këtë, Qeveria duhet fillojë procesin e zgjerimit dhe hapjes së shërbimit të testimeve përtej ISHP-së. Këtë e pranon në shkresën e saj dhe vetë ISHP e jo vetëm opozita. Pra, kjo situatë kërkon që Qeveria të hapë urgjentisht këtë shërbim drejt sektorit privat!
Burimi: top-channel.tv