Tërhiqet maxhoranca, Meta nuk shkarkohet

0
Gjigandi

Raporti i maxhorances i Komisionit hetimor nuk i sugjeron Kuvendit shkarkimin presidentit Ilir Meta por rishikimin e kompetencave të kreut të shtetit.

Ne draft raporti u lexua nga deputetja Klotilda Bushka pranojne se presidenti ka bere shkelje por jo të mjaftueshme për ta cuar drejt shkarkimit të tij. Ne raport nënvizohet mes arsyeve dhe synimi për zhbllokimin e ngërceve artificiale që dëmtojnë demokracinë

“Në bazë të analizave dhe fakteve, rethanave konkrete duke marrë në konsideratë rekomandimet e Komisionit të Venecias si dhe duke synuar nxitjen e bashkëpunimit institucional dhe zhbllokimin e ngërceve artificiale që dëmtojnë demokracinë cmohet se shkeljet e kryera nga presidenti në tërësinë e tyre nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar propozimin për shkarkimin e presidentit.”

Gjithashtu i rekomandon kuvendit rishikimin e kompetencave të presidentit

“Sa i takon propozimit të mësipërm komisioni hetimor çmon se nga krijimi i situatave të caktuara, bllokimi i zgjedhjeve të qershorit 2019 ashtu edhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese me qëllim për të evituar në të ardhmen ngërçe institucionale apo abuzime me zbatimin e ligjit nga institucione shtetërore, bazuar në opinionin e komisionit të Venecias i rekomandon Kuvendit rishikimin e dispozitave kushtetuese për të. Të qartësohet kompetencat formale dhe thelbësore të presidentit dhe parashikimi i tyre shprehimisht në ligjin organik për institucionin e presidentit, ku të përfshihet edhe percaktimi i mekanizmave zhbllokues në rast mos veprimi ne ushtrimin e kompetencave.

RonaTyra

Të thjeshtësohen dispozitat për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe për të garantuar mandatin 9-vjeçar për secili prej tyre dhe mekanizmat zhbllokues për emërimet në Gjykatën Kushtetuese e në emërimet e tjera në sistemin e drejtësisë. Për të plotësuar me mekanizma zhbllokues mos ushtrimin e kompetencave formale të organizimit të betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese apo të zyrtarëve të tjerë nga ana e presidentit.

Opozita parlamentare bojkotoi seancen duke u larguar.

Raporti i maxhorances prej 47 faqesh do u shperndahet deputeteve te komisionit hetimor dhe do te votohet të henen në komision.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu