Policia Rrugore e Tiranës ka njoftuar sot se ka goditur gjashtë raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e policisë, me qëllim shmangien e gjobave në 24 orët e fundit.
Të gjashtë drejtuesit e mjeteve që u ofruan para punonjësve të policisë janë proceduar penalisht, tha policia në një postin në Facebook, teksa publikoj edhe pamjet e aksionit në rrugët e Tiranës.
“Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos tentojnë të korruptojnë punonjësit e policisë, sepse do të përballen me ligjin”, ka theksuar policia.
/abc24.al/