Fitim Baboçi, personi që tronditi Kavajën pak ditë më parë duke dalë me kallashnikov ne dorë me qëllim eliminimin tregtarin Rexhep Tare është shtruar në spitalin e Psikiatrisë. Nisur nga deklarimet e tij dhe të të afërmve, prokuroria e Kavajës ka vendosur të mbyllë në psikiatri Baboçin duke vlerësuar se ai ka probleme mendore edhe pse gjykata kishte dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”. Siç shkruhet në dosjen e prokurorisë, nëse nuk do ishte neutralizuar në kohë nga dy banorë të Kavajës,Imer Xhafa dhe Bajram Shala me shumë mundësi autori do të kishte shkuar tek objektivi i tij duke realizuar edhe qëllimin. Në rrëfimin që ka dhënë në polici, Fitim Baboçi, ka pohuar: “Këtë akt unë e bëra nga gjendja e rënduar psikologjike sepse Rexhep Tare, ka shumë kohë që më ofendon dhe më shan duke më thënë publikisht se “…ti je i mallkuar dhe përdhunues…”. Konkretisht sot isha poshtë pallatit tek zona ku unë banoj në Kavajë, pashë personin që më ka nxjerrë namin u revoltova dhe kam marrë armën në banesën time dhe mendova që ta plagosja tek këmba…”, ka thënë ai.
Ballina Lajme Shqip Tentoi te vrase tregtarin me kallashnikov, dergohet ne psikiatri autori – Lajmi...