Temperaturat rriten ndjeshëm deri në 20°C, si parashikohet moti për sot

0
Temperaturat rriten ndjeshëm deri në 20°C, si parashikohet moti për sot
Gjigandi

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar do të jetë në orët e para të ditës në dominimin e kthjelimeve në pothuajse gjithë vendin, por pritet që në zonat malore të ketë kalime të pakta vranësirash. Ndërsa në ortë vijuese parshikohet që të ketë shfaqje të vranësirave të lehta e kalimtare edhe në pjesën tjetër të vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 20°C. Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Lindore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Kosova gjatë paradites do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat Lindore do të ketë kalime të pakta vranësirash. POR në orët vijuese vranësirat e lehta dhe kalimtare do të shfaqen në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

RonaTyra

Republika e Kosovës vijon të jetë në ndikimin e vlerave të larta barike të cilat do të sjellin përgjatë gjithë 24_orëshit mot të qëndrueshmë, ku deri në orët e mesditës kthjellimet do të jenë më të dukshme. Ndërsa në vijim pritet që të ketë kalime të pakta vranësirash në të gjithë territorin e MV.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli Skndinav dhe Europa Jugore do të jenë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në brigjet e Egjeut. Ndërsa Europa Jugperëndimore dhe pjesërisht Qëndra e kontinentit do të mbizotërohen nga vranësirat e shumta të cilat do të sjellin reshje shiu. Por në Britanin e Madhe reshjet e shiut do të jenë të shoqëruara me mini stuhi ere. Europa Lindore mbetet me reshje dëbore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu