Një person ende i paidentifikuar ka qenë duke udhëtuar me automjet nga ku ka qëlluar një herë në ajër me pistoletë.
Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Me datë 18.03.2022, në Babrru, një person ende i paidentifikuar që qarkullonte me automjet, ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.