Preç Zogaj i del në mbrojtje Yuri Kim: 6 marsi nuk qe humbja e saj

0
Preç Zogaj i del në mbrojtje Yuri Kim: 6 marsi nuk qe humbja e saj
Gjigandi

Ndërkohë që një pjesë e madhe e komentartorëve e kanë analizuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit si një fitore të Berishës ndaj Bashës, Preç Zogaj ka dalë kundër rrymë.

Ai jo vetëm që është përpjekur ta nënvleftësojë këtë garë, ku pesë nga të gjashta bashkitë i ka fituar Rama, por është bërë mburojë edhe për kritikat ndaj ambasadores amerikane e cilia u përfshi kokë e këmbë që në këto zgjedhje, non grata, Sali berisha të mos kishte as suksesin minimal.

Një ditë pasi kishte vizituar shkodrën kryediplomatja amerikane iu drejtua kandidatëve për kryebashkiakë: “Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju drejtojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”.

Nga shumëkush kjo ndërhyrje u konsiderua si një penetrim i vrazhdë në garë duke shkelur edhe Konventën e Vienës që i ndalon diplomatëve të huaj të bëhen palë në garat politike të shtetit ku janë të arkedituar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu