Të pandalshëm drejt titullit

0
Gjigandi

Leon Gorecka nuk kërkon asnjë hap fals nga skuadra e tij që do të luajë sot ndaj Leverkusenit në transfertë. Ish-mesfushori i Shalkes e sheh kundërshtarin si më të mirin për momentin në Bundesligë.

“Ata luajnë me një temp të lartë dhe të shpejtë. Skuadra e Leverkusenit ka lojtarë shumë të shpejtë, të cilët mund të ndryshojnë rrjedhën e lojës në vetëm pak sekonda.

Duhet të tregohemi shumë vigjilentë dhe të mos i lejojmë asnjë mundësi për të na sulmuar”, tha Gorecka.

“Besoj se jemi gati për t’u përballur me ta. Do të jetë një ndeshje e barabartë nga ajo çfarë kam parë në takimet e fundit. Mund të them pa frikë se Leverkusen është skuadra më e mirë për momentin pas nesh, për nga mënyra se si luan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu