Rashica do të jetë në treg për vetëm 15 milionë euro

0
Gjigandi

var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });

Milot Rashica i ka dy klauzola lirimi në kontratën e tij me Werder Bremen, të cilat ia mundësojnë largimin nga klubi i Bundesligës gjatë një periudhe të shkurtër kohore në afatin kalimtar të verës.

Ylli i Kosovës Rashica e ka një klauzolë e cila ia mundëson largimin në rast në Werderi bie nga liga, për vetëm 15 milionë euro, sipas Sport Bild. Por kjo është vetëm njëra prej dy klauzolave të vushtrriasit në Werder, pasi ai e ka edhe një klauzolë tjetër lirimi në vlerë 38 milionë euro.

Rashica do të jetë në treg për vetëm 15 milionë euro deri më 15 qershor, kur edhe i skadon klauzola e lirimit, nëse Werderi nuk mbijeton në ligën elitare.

Për 23-vjeçarin është përfolur vazhdimisht këtë vit se do të largohet nga klubi gjerman, duke e parë interesimin e madh që klube të mëdha evropiane e kanë shfaqur për të.

RonaTyra

Në mesin e tyre edhe Liverpooli në Premierligë dhe Borussia Dortmund e RB Leipzig në Bundesligë.

Largimin e mundshëm të Rashicës gjatë verës nuk e ka përjashtuar as menaxheri i tij, Altin Lala, i cili javë më parë e pranoi se disa klube nga Bundesliga e kanë kontaktuar për shërbimet e anësorit vushtrriasit.

“Para koronavirusit, ne ishim në kontakte me disa klube, përfshirë këtu ato nga Bundesliga. Për momentin, gjithçka ka mbetur pezull. Por, jam i sigurt se sapo të kthehemi në normalitet, do të ketë lëvizje në këtë drejtim. Diçka do të ndodh patjetër”, kishte thënë Lala për televizionin gjerman Sport 1.

Rashica i shënoi 12 gola dhe i dhuroi gjashtë asiste në 30 ndeshje për Werderin sezonin e kaluar në Bundesligë. Ndërsa këtë sezon, ai i ka regjistruar 10 gola dhe pesë asiste në 24 ndeshje deri tani.

Werderi renditet në pozitën e parafundit në Bundesligë, me 18 pikë, tetë pikë larg vendit që ia siguron qëndrimin në elitë, të ciline mban Mainz.

Skuadra e Florian Kohfeldt e mori vetëm një pikë nga pesë ndeshjet e fundit para pandemisë, duke u mposhtur katër herë radhazi para se të barazonte Hertha Berlin.

Prandaj gjasat e Werderit për të mbijetuar në Bundesligë, kur ajo rifillon më 16 maj, janë të vogla dhe largimi i Rashicës është gjithnjë e më i sigurt.

Derisa vlera aktuale e tij në treg është 28 milionë euro, sipas Transfermarkt, ai mund të largohet për vetëm 15 milionë euro, nëse Werderi nuk mbijeton në ligën elitare gjermane.

Por klauzola e lirimit skadon më 15 qershor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu